Infektuar: 184|Shëruar: 30|Vdekur: 6

Të anulohet procesi i emërimit të noterëve, të përzgjidhen meritorët

Vitin e kalur në Kosovë ishte zhvilluar procesi i emërimit të noterëve të rinj, proces ky që ngriti shumë reagime në publik me dyshime se pati konflikt interesi gjatë përzgjedhjes së noterëve, shkruan Literal Media.

Ishte pikërisht tashmë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu atëkohë kryesuese e Komisionit Parlamentar për Legjislacion e cila pati kërkuar që procesi i rekrutimit të noterëve të rinj të kthehet në pikën zero.

Haxhiu u tregua e vendosur në këtë drejtim ku menjëherë pas marrjes së detyrë së re paralajmëroi se gjatë kësaj jave mund të marr vendimin për anulimin e procesit të noterisë.

"Unë kam në plan që procesi i noterisë të anulohet dhe të kthehet në pikën zero. Këtu janë dy shqetësime: e para, fitimi i të drejtës individuale, ata të cilët e kanë kaluar provimin e noterisë do të mund që të ankoheshin në gjykatë tek departamenti administrativ… (Brenda asaj liste) ka edhe të tillë që e kanë kaluar provimin me meritokraci, nuk po them se e gjithë lista prej atyre personave e kanë kaluar provimin me baza nepotiste familjare, partiake, por po them se as atyre të mirëve brenda asaj liste nuk u intereson që të dalin nga një proces i komprometuar i noterisë. Ne jemi duke parë vetëm bazën ligjore në mënyrë që mos të bëjmë ndonjë shkelje eventuale", ka thënë Haxhiu.


Literal Media ka kontaktuar me analistin, Muhamet Kelmendi i cili vendimin e saj nuk po e sheh të fuqishëm duke e quajtur 'vendim nul'. Megjithatë Kelmendi shpreson se rifillimi i këtij procesi të sjell noterë meritorë.

"Qeveria e re e ka filluar punën me disa vendime të cilat ashtu kështu janë nul. Pse vepron kështu nuk e di. Në fakt ka qenë konkursi i noterëve nul. Ai ka kohë që nuk ka prodhuar efekte juridike. Por, megjithatë është mirë që po fillon apo të themi po rifillon ky konkurs nga fillimi. Të shpresojmë se kualiteti do të mbizotëroj dhe se noterë do të bëhen të merituarit, e jo motra, bashkëshortja a ndonjë familjare i këtij apo atij ministri, deputeti etj, sikunder ishte" është shprehur Kelmendi.


Por ndryshe mendon analisti, Blerim Burjani i cili për Literal Media tha se e konsideron të drejtë dhe të nevojshëm vendimin e ministres Haxhiu për anulim të noterëve.

"Po gjithsesi që duhet anuluar fitues të shumtë të familjarëve të PAN-it e veçmas të PDK-së që tentojnë të zgjidhen probleme familjare ekonomike dhe për të forcuar gjendjen ekonomike përmes nepotizmit dhe familjarzimit dhe korrupcionit" ka thënë Burjani.


Kujtojmë që lidhur me këtë çështje reagim pati lëshur Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë e cila pati kërkuar nga Ministria e Drejtësisë anulimin e procesit të noterëve të rinj. Poashtu edhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, pati kërkuar që të respektohen rekomandimet e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Madje edhe Instituti Colombus, Organizata Çohu, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja FOL dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) përmes nje deklarate kishin shprehur shqetësimin e tyre. Por që me këto reagime nuk ishte pajtuar Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.


Shkruan: Aulona Sylaj


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001