Infektuar: 184|Shëruar: 30|Vdekur: 6

Tahiri: Kurti po i shkarkon njerëzit për t’i sjellë militantët e partisë së tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se zgjedhja e Albin Kurtit kryeministër ka qenë skandaloze.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Kurti tani po e tregon fytyrën e vërtetë, duke larguar njerëzit nga pozicionet e tyre.
‘’Zgjedhja e tij, skandaloze. Ka kaluar sa kohë, ende nuk e kemi programin qeverisës”, ka deklaruar Tahiri.
“Sot, me mungesë të vizionit të tij politik, ai ka vendosur të zhvendosë vëmendjen tek largimi i njerëzve nga pozicionet politike’’, ka thënë ai në RTV 21.

“Po e shohim fytyrën e vërtetë të tyre. Njerëz abuzues, po duan t’i kthejnë militiantët e tyre partiakë”, është shprehur Tahiri.
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001