Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Suhareka po themelon teatrin e saj

Themelimi i Teatrit të Qytetit të Suharekës tashmë ka marrë përkrahjen e nevojshme dhe në mbledhjen e Kuvendit Komunal te Suharekës, me 21 vota pro dhe 4 abstenime u votua vendimi për themelimin e Teatrit të Qytetit të Suharekës.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj e ka përkrahur këtë iniciativë të artistëve, pasi që do ta ringjallte jetën teatrore në qytet.

“Suhareka e ka një traditë teatrore dhe ne si komunë po provojmë që ta themelojmë një teatër në bazë të ligjit të ri për teatrot. Do të mundohemi që t’u krijojmë artistëve disa kushte të favorshme. Kemi njerëz që janë profesionistë për atë punë dhe do të themelojmë atë dhe me qenë aktiv”, ka theksuar Muharremaj.

Pati debate rreth procedurave, mirëpo thuajse unanimisht ekzistonte vullneti nga asamblistët e të gjitha subjekteve politike për themelimin e teatrit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001