Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Suedi, lagjet e varfra më të prekura nga COVID-19

Në Suedi, lagjet e varfra në periferitë e Stokholmit janë prekur deri në tri herë më shumë nga koronavirusi i ri, sesa pjesa tjetër e kryeqytetit, sipas shifrave të autoritetet shëndetësore rajonale të botuara sot.

“Kjo reflekton shumë qartë imazhin e shëndetit publik dhe ndarjes në Stokholm. Atje ku njerëzit tashmë jetojnë në varfëri dhe ku shëndeti është më i keq sesa gjetkë, pandemia është duke goditur shumë”, tha Anna Starbrink, këshilltare rajonale e shëndetësisë, cituar nga e përditshmja “Dagens Nyheter”.

Rajoni i Stokholmit pretendon të ketë forcuar përpjekjet për informim në mesin e muajit mars në këto lagje, ku jetojnë shumica e njerëzve me prejardhje emigrantësh.

Në mbretërinë skandinave, ndryshe nga vendet e tjera të Europës, kufizimi i popullsisë nuk është i detyrueshëm për të frenuar epideminë.

Qeveria bën thirrje për një qytetari të mirë, duke kërkuar nga të gjithë që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

Ndër masat më të rrepta deri më tani ka qenë ndalimi i tubimeve të më shumë se 50 personave dhe vizitat në azilet e pleqve.

Sot, Suedia regjistroi 7 693 raste infektimi me COVID-19 dhe 591 vdekje.

Megjithatë, numri i pacientëve konsiderohet të jetë shumë më i lartë, sepse jo të gjithë personat me simptoma janë testuar.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001