Infektuar: 5115|Shëruar: 2370|Vdekur: 108

Matic: Man Unitedi e meriton kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Manchester Unitedit, Nemanja Matic, beson se Djajtë e Kuq e meritojnë të kualifikohen për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, gjë të cilën e kanë ende vetë në dorë përkundër që u ndalën me barazim 2:2 nga Southamptoni të hënën.Southamptoni kaloi në epërsi në fillim të ndeshjes përmes golit të shënuar nga Stuart Armstrong, mirëpo Manchester Unitedi reagoi shpejt përmes golave të shënuara nga Marcus Rashford dhe Anthony Martial.Djajtë e Kuq dukej se do të ngriheshin në pozitën e tretë në tabelë, mirëpo ata mbetën të pestit dhe jashtë vendeve të Ligës së Kampionëve, pasi Michael Obafemi ia fitoi një pikë Southamptonit me golin e tij të shënuar në momentet e fundit të ndeshjes.E përkundër që ndodhen në pozitën e pestë, Manchester Unitedi e ka të garantuar kualifikimin në Ligën e Kampionëve nëse i fiton ndeshjet e mbetura të këtij sezoni – gjë të cilën Matic beson se skuadra e tij do ta bëjë.“Ne duhet ta mbajmë kokën lart, i kemi edhe tre ndeshje deri në fund. Ndeshja e radhës është ajo kundër Crystal Palace të enjten. Nëse ne i fitojmë tri ndeshjet e fundit, do të jemi në Ligën e Kampionëve”, ka thënë serbi.“Kështu që ne duhet qëndrojmë pozitivë dhe duhet të punojmë ashtu siç kemi punuar deri tani. Gjithçka është në dorën tonë, ne thjesht duhet të kthehemi sa më shpejt”.“Tani e kemi një tjetër ndeshje, kundër një skuadre shumë të mirë, kështu që duhet të japim gjithçka nga vetja sepse duam të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Mendoj se e meritojmë këtë”.

Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001