Infektuar: 3178|Shëruar: 1824|Vdekur: 58

Shtyhet miratimi i rregullores që ndalon punën e bizneseve në Pejë gjatë të dielave

Në takimin e rregullt të Kuvendit Komunal të Pejës, të premten si rend dite ishte planifikuar shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Nr.01/2020 për orarin e punës së veprimtarive ekonomike në komunën e Pejës, pasi kishte kaluar gjitha procedurat, përfshirë edhe diskutimin publik.

Kjo në fakt ishte paraparë të ishte si pikë e rendit të ditës në takimin e muajit mars, por shkaku i pandemisë së koronavirusit nuk është proceduar në kuvend. Mirëpo, për këtë rregullore në takimin e të premtes pak u diskutua, pasi qe që në fillim u kërkua nga subjekti opozitar AAK, që shkaku i gjendjes ekonomike të shkaktuar nga pandemia, të shtyhet miratimi i saj për më vonë.

“Duke pas parasysh problemet ekonomike edhe në komunën tonë, të shkaktuara nga pandemia, propozoj që këtë vendim të mos e sjellim sot, por të shtyhet për miratim së paku deri në muajin shtator”, propozoi Ardian Berisha, shef i Grupit të këshilltarëve të AAK-së.

Ky propozim u mbështet edhe prej këshilltarëve të subjekteve tjera të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Pejës, e gjithashtu edhe nga vet drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Xhenet Syka – Kelmendi, nga e cila drejtori edhe është punuar draft rregullorja e re për orarin e punës të veprimtarive ekonomike.

“Rregullorja paraprake daton nga 31 dhjetori i 2003. Dhe ka qenë domosdoshmëri që të përditësohet kjo rregullore. Por duke pas parasysh rrjedhjen nga situata, ne pajtohemi që aprovimin i kësaj rregullore të shtyhet për tremujorin e fundit të këtij viti. Dhe do ta sjellim serish në kuvend për miratim”, tha ajo.

Me këtë rregullore, ndër të tjera, Komuna e Pejës ka vendosur që shumicës së veprimtarive në sektorin privat të ua vejë drynin ditëve të diela dhe ditëve të festave zyrtare. Për këtë ndalesë të punës ditëve të diela, u shpreh kundër Driton Sylqa i subjektit Alternativa, i cili e sheh të gabuar ndalimin e punës të dielave.

“Jam kundër që bizneseve të mos u lejohet të punojnë të dielave. Është në kundërshtim me parimet fundamentale të ekonomisë së tregut dhe bie ndesh me politikën e punësimit dhe të vetë zhvillimit. Është e pajustifikueshme që disa bizneseve të iu ndalohet puna të dielave”, tha Sylqa, i cili ishte i vetmi në Kuvend që shfaqi këtë qëndrim, pasi të tjerët që folën mbështeten rregulloren e re që ndalon punën të dielave.

“Dita e diel duhet të jetë ditë pushimi”, u shpreh Mevlyde Idrizi nga LVV, e cila mori mbështetjen e koleges nga AAK-ja, Drita Krasniqi, sipas të cilës kjo rregullore duhet ti përshtat ligjit të punës dhe drejtave të punëtorëve. “Është e vërtet se disa biznese ishte dashtë të punojnë edhe të dielave, por punëtorët duhet të kenë edhe ditë pushimi gjatë javës”, tha Krasniqi.

Kuvendi vendosi që miratimi i kësaj rregulloreje të shtyhet në njërin prej tre muajve të fundit të vitit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001