Infektuar: 3178|Shëruar: 1824|Vdekur: 58

Sezoni 2020/21 në La Liga fillon më 12 shtator – ‘Marca’ identifikon të gjitha problemet e mundshme

Javier Tebas ka njoftuar se sezoni i ri në La Liga mund të fillojë më 12 shtator.

Presidenti i kampionatit elitar të futbollit spanjoll, ka bërë të ditur se planet për sezonin 2020/21 janë që ai të nis më 12 shtator.

Kjo do të thotë që lojtarët do të humbin një pjesë të pushimit, kurse skuadrat do të humbin një pjesë të përgatitjeve.

Ky vendim do të ndikojë më së shumti në pesë skuadrat e La Liga, Atletico, Barca, Real Madrid, Getafe dhe Sevilla, të cilat garojnë në Evropë, e do të luajnë gjatë gushtit.

Për shembull, Atletico Madrid, që tashmë janë kualifikuar për çerekfinale, do t’iu kërkohet të luajnë raundin tjetër në javën e tretë të gushtit.

Liga e Evropës dhe Liga e Kampionëve mund të vazhdojnë deri më 26 respektivisht 29 gusht, dhe në rast se një skuadër spanjolle arrinë në finale, ata do të kenë vetëm disa javë për t’u përgatitur për sezonin e ri.

Një çështje tjetër është se mund të ketë ndeshje të skuadrave kombëtare në FIFA, në javën e parë të shtatorit.

Skuadrat spanjolle që nuk marrin pjesë në garat evropiane do të kenë dy muaj për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm, pas përfundimit të sezonit aktual.

Ndërkohë, UEFA po planifikon të fillojë sezonin 2020/21 të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, gjatë muajit tetor. /

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001