Infektuar: 184|Shëruar: 30|Vdekur: 6

Rritet numri i aborteve në Kosovë, shkaku kryesor kushtet financiare

Aborti është vdekja e një bebe në barkun e nënës. Në mesin e grave të cilat e dinë se janë shtatzëna, rreth 10-15% përfundojnë me abort, raporton Literal Media.

Mirëpo jo gjithmonë abortet janë të paqëllimshme, ngase shumë nëna në Kosovë për arsye të ndryshme zgjedhin abortin.

Edhe qytetarja M.P është njëra ndër nënat e cila ka abortuar si shkas i kushteve financiare.

"Unë jam met shtatzanë pa e ba plan edhe mu ka dasht me abortu se kushtet financiare nuk i kemi pas të mira", është shprehur ajo.

Në Kosovë, gratë mbi moshën 18 vjeç janë të lejuara të abortojnë deri në javën e dhjetë të shtatzënisë në mënyrë të vullnetshme, apo për shkaqe të planifikimit familjar. Ato nën 18 duhet të marrin leje nga prindërit e tyre.


Literal Media ka kontaktuar me Drejtorin e Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismajli i cili ka dhënë detaje për abortet që bëhen në QKUK.

Ismajli është shprehur se shkaqet kryesore të abortit në Repartin e Gjinekologjisë janë planifikimi familjar, kushtet socioekonomike apo edhe ngritja në kariere.

"Shkaqet kryesor të aborteve janë: Planifikimi familjar, kushtet socioekonomike si dhe ngritja në kariere", u shpreh Jakup Ismajli.

Tutje, Ismajli tregoi se vetëm gjatë vitit 2019-të janë kryer rreth 190 aborte, shifër kjo e cila është në ngritje krahas viteve që lam pas.

"Në vitin 2019-të kemi pas 190 aborte tek ne", tha ai për Literal Media.

I pyetur se a ka ndodhur ndonjë abort nga vajzat nën moshën 18 vjeçe, ai ka thënë se nuk ka pasur ndonje rast nën këtë moshë, mirëpo ai thotë se gratë dhe vajzat që nuk kanë status martesor nuk preferojnë të kryejnë aborte në klinikën publike dhe si zgjidhje i shohin ordinancat private.

"Nuk kemi pas asnjë abort nën moshen 18 vjeçe gjatë vitit 2019-të. Gratë dhe vajzat që nuk kanë status martesor nuk preferojnë të kryejnë aborte në klinikën publike, dhe ndër shkaqet që ipet thuhet të jetë konfidencialiteti që ato kërkojnë dhe mos regjistrimi i abortit të kryer në historikun shëndetësor. Kështu zi gjidhje kryesore ato i shohin ordinancat private", është shprehur Ismajli.

Literal Media është munduar të kontaktojë edhe me spitalin e Pejës dhe Prizrenit mirëpo nuk kanë kthyer përgjige.

Shkruan: Agnesë Zeqiraj

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001