Rritet ndjeshëm numri i tifozëve në stadiumet e Serie A

Juventusi u shpall kampion i dimrit në kampionatit italian, pasi arriti të mbyllë fazën e parë në krye me 48 pikë, dy më tepër se Interi i vendit të dytë, ndërsa pas 19 javëve të para, Liga e Serisë A ka bërë edhe bilancet paraprake.

Një i tillë është edhe ai i numrit të tifozëve që kanë ndjekur ndeshjet nëpër stadiume gjatë këtyre javëve dhe shifrat duken mjaft optimiste, pasi është shënuar një rritje e ndjeshme, që nuk ishte parë në 15 vitet e fundit.

Kështu sipas të dhënave zyrtare, të 189 ndeshjet e zhvilluara në gjysmën e parë të sezonit, kanë sjellë më tepër se 5 milionë njerëz në shkallët e stadiumit, shifër kjo që mund të rritet, pasi nuk është zhvilluar akoma sfida mes Lazios dhe Veronës.

Java e 19 dhe e fundit për fazën e parë ka sjellë një numër rekord njerëzish në shkallët e stadiumit, plot 311 740 tifozë (shifër që mungonte prej 15 vitesh), ndërsa mesatarja për ndeshje është 31 174 dhe vlen të theksohet se kryesojnë sfida Inter-Atalanta me më tepër se 70 mijë, e ndjekur nga Roma-Juventus me 60 mijë.

Edhe mesatarja e përgjithshme e tifozëve për ndeshje është rritur në 26 952 tifozë për ndeshje, shifër kjo 6% më e lartë se një vit më parë dhe 29% më e lartë se dy vite më parë, ndërsa nëse vazhdohet me këtë ritëm, Seria A 2019-2020 do të ndiqet nga më tepër se 10 milionë njerëz në stadium, shifër kjo e regjistruar për herë të fundit në sezonin 1991-1992.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001