Rikthehet Rashkaj në Superligë?

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, është divorcuar me skuadrën e tij.

Mesfushori përmes llogarisë së tij në Facebook ka falënderuar skuadrën suedeze, Eskilastuna, për bashkëpunimin.

“Falënderoj AFC Eskilstuna për bashkëpunimin dhe ju uroj suksese në të ardhmen”, ka shkruar 29 vjeçari.

E sipas burimeve të Gazetës Olle, Rashkaj mund të jetë transferimi i parë i Feronikelit në muajin janar të vitit 2020.

Kryesia e Niklit ka kontaktuar mesfushorin prizrenas, i cili është shprehur i hapur në parim për këtë lëvizje.

Rashkaj ishte kërkesë e trajnerit Agim Sopi dhe këshilltarit Albert Bunjaku, që kanë raporte fantastike me Rashkajn.

Ish-kapiteni i Kosovës, ishte përfolur për një transferim të mundshëm në Drenas edhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, kontrata që kishte me skuadrën suedeze ia pamundësoi një gjë të tillë.

Mbetet të shihet nëse kësaj radhe akordi do të finalizohet.

Rashkaj ka qenë dy vite më parë pjesë e Superligës së Kosovës te skuadra e Prishtinës, por që kishte qëndruar shumë pak.

29 vjeçari është pjesë e Kosovës që nga viti 2010.

Kurse në vitin e fundit është grumbulluar rregullisht, madje në disa takime është aktivizuar edhe si titullar nga selektori Bernard Challandes.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001