Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Reperi Fred The Godson vuan nga simptomat e COVID-19

Reperi Fred the Godson ka bërë të ditur se ai po vuan nga simptomat e COVID-19.

35-vjeçari e kishte bërë të ditur lajmin ditën e djeshme (e hënë) përmes rrjetit social Twitter, shkruan Mirror. Një fotografi e postuar e shfaq atë teksa ka të vendosur maskën e oksigjenit teksa qëndronte në spital.

“Unë jam këtu me këtë Covid-19! Ju lutemi lutuni për mua”, ka qenë përshkrimi në fotografinë e shpërndarë në rrjetet sociale.

Në po të njëjtin publikim nuk kishin munguar as komentet e bashkëpunëtorëve të tij, duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Fredrick Thomas, lindi në South Bronx të New Yorkut dhe u ngrit në famë përmes albumit XXL të Freshman me artistët Mac Miller, Kendrick Lamar dhe Meek Mill.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001