Infektuar: 3178|Shëruar: 1824|Vdekur: 58

Renaulti duhet të ndalojë ta zhvillojë kapacitetin jashtë vendit në shkëmbim të përkrahjes nga shteti

Ministrja e Ambientit në Francë, Elisabeth Borne, ka thënë të dielën se qeveria franceze dëshiron që Renaulti të ndalojë të zhvillojë kapacitetin prodhues jashtë vendit në shkëmbim të përkrahjes nga shteti, shkruan agjencia Reuters.

Qeveria i ka premtuar gjigantit të veturave një hua të garantuar nga shteti prej 5 miliardë euro për ta ndihmuar që ta përballojë krizën e shkaktuar nga koronavirusi, ndonëse nga ministria e Financave është thënë se ende nuk është firmosur ndonjë gjë pasi po vazhdojnë bisedimet për përkushtimin e Renaultit ndaj kërkesave të Qeverisë.

E pyetur për raportimet e mediumeve franceze se të martën do të raportohet për një pako përkrahëse qeveritare për industrinë e automobilave, Borne ka thënë se shteti do të rrisë subvencionimin për veturat elektrike dhe do të ofrojë stimulim për të ndihmuar njerëzit me të hyra të ulëta të kalojnë në vetura më të reja dhe më mike ndaj ambientit. Por, ajo nuk ka dhënë detaje për kohën se kur do të ndodhë kjo apo për buxhetin.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001