Infektuar: 132|Shëruar: 16|Vdekur: 1

Real Madridi vjen me një gjest të madh, shndërron Bernabeun në depo për furnizime mjekësore në luftën kundër coronavirusit

Real Madridi e ka shndërruar stadiumin e tyre Santiago Bernabeu në një depo për furnizime mjekësore për të ndihmuar luftimin e përhapjes së pandemisë së coronavirusit e njohur si Covid-19.

Sipas gazetës El Mundo Deportivo, në ambientin e stadiumit të Realit do të vendosen një mori pajisjesh mjekësore për të shpejtuar kohën e përgjigjes dhe komoditetin për shërbimet shëndetësore në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

I gjithë ky material do t’i dorëzohet autoriteteve shëndetësore spanjolle nën autoritetin e qeverisë, në mënyrë që të bëhet një përdorim optimal dhe efikas i këtyre burimeve për shërbimet shëndetësore emergjente.

Në fillim të kësaj jave, Los Blancos dhuruan një sasi të konsiderueshme pajisjesh mjekësore për të ndihmuar autoritetet të shpëtojnë jetë kundër pandemisë globale që e ka ndal çdo aktivitet në planet.

Santiago Bernabeu – stadiumi i Real Madridit

“Faleminderit Real Madridit për kontributin e tyre shumë të rëndësishëm për të përballuar coronavirusin dhe për të na ndihmuar të shpëtojmë jetë”.

“Kam mbyllur me presidentin e tyre Florentino Perez një donacion të madh në çështjet shëndetësore”, ka shkruar politikania spanjoll Isabel Dias Ayuso në Twitter.

Ka pasur shembuj të shumtë të klubeve spanjolle që kanë ndihmuar në luftën kundër virusit, ku klubi i kategorisë së dytë spanjolle Almeria ka dhuruar 1.2 milionë euro.

Edhe Barcelona dhe kapiteni i tyre, Lionel Messi, kanë dhuruar mjetet financiare për luftën kundër pandemisë.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001