Infektuar: 94|Shëruar: 1|Vdekur: 1

Real Madrid me veprim shembullor, shndërron stadiumin në qendër furnizimi me pajisje mjekësore

Real Madrid vazhdon të përkulet në luftën që qyteti i tyre ka kundër Covid-19.

Klubi i bardhë sapo ka komunikuar se ka arritur një marrëveshje me Këshillin e Lartë të Sportit për stadiumin e tyre, Santiago Bernabéu, për t’u bërë një qendër kryesore për furnizimet e kujdesit shëndetësor.

“Real Madrid Club de Fútbol, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Sporteve, po fillon një projekt në Madrid për furnizimin dhe shpërndarjen e furnizimeve shëndetësore strategjike me qëllim luftimin e pandemisë COVID-19”.

”Faleminderit për bashkëpunimin e ngushtë nga këto dy institucione. Stadiumi Santiago Bernabéu do të bëhet një hapësirë e adaptuar për të ruajtur dhurime të furnizimeve shëndetësore të destinuara për të luftuar këtë pandemi”, njoftoi deklarata.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001