Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Ramadani: Ne e kemi situatën ende në kontroll për aq sa qytetari e ka nën kontroll vetveten

Në Kosovë deri tani janë 106 të infektuar me COVID-19, shkruan Literal Media.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka bërë thirrje publike që të respektohen rregullat nga qytetarët e Kosovës.

Ramadani gjatë një bisede telefonike në RTV Dukagjini, ka thënë që 2242 persona të kontakteve janë duke u mbikqyrur, raporton Literal Media.

“Tani për tani, persona të kontaktuar dhe të mbikëqyrur në gjithë Kosovën janë mbi 2242 kontakte të rasteve”, u shpreh ai.

Lexo edhe: Lladrovci: Nuk kemi raste me COVID-19, qytetarët po iu përmbahen rregullave

Sipas tij, kritikat se nuk po i lajmërojmë në kohë reale komunat lidhur me të prekurit me coronavirus janë absurde pasi sipas tij asnjë shtet në botë nuk mund të njoftojë siç pretendohet.

“Në kohë reale njoftohet ministri i Shëndetësisë, pastaj pas tre minutave Klinika Infektive, e kështu me radhë” tha Naser Ramadani.

Sa i përket komunës së Malishevës, ai tha që me ta kemi një bashkëpunim në nivel dhe i kemi në kontroll 33 raste nga po kjo komunë.

“Në Malishevë janë 33 raste dhe të gjitha sipas tij janë në kontroll të plotë dhe bashkëpunimi është në nivel”

Drejtori i IKSHP-së sërish i bëri thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e institutit në mënyrë që situata me virusin COVID-19 të vazhdojë të jetë në kontroll.

“Ne e kemi situatën ende në kontroll për aq sa qytetari e ka nën kontroll vetveten”, tha ai, duke shtuar se edhe tubimet në shtëpi janë rrezik.

“Duhet ta kemi të qartë se e vetmja masë preventive është distancimi”, përfundoi Naser Ramadani.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001