Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

R Kellyt i refuzohet kërkesa për t’u liruar nga burgu për shkak të pandemisë

Këngëtari R Kelly, i cili po mbahet në Qendrën Korrektuese të Chicagos, ka parashtruar një kërkesë për t’u liruar nga burgi si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Ai është duke u mbajtur për shkak të disa akuzave që kanë të bëjnë me krime seksuale, shkruan Mirror. Kërkesa e R Kelly për t’u lëshuar nga burgu për shkak të frikës së pandemisë coronavirus është mohuar nga një gjykatës.

Ekipi juridik për R Kelly (53 vjeçar) ka pretenduar se ai ishte në kategorinë e rrezikut të lartë të njerëzve më të ndjeshëm ndaj COVID-19 për shkak të moshës së tij dhe çështjeve ekzistuese shëndetësore.

Avokatët gjithashtu pohuan se mjetet higjienike ishte vështirë për t’u futur në burg dhe se shumica e të burgosurve mbahen në qeli të vogla me të paktën një të burgosur tjetër, duke e bërë të pamundur distancimin shoqëror nga njëri-tjetri.

“Edhe pse unë e mirëkuptoj ankthin e të pandehurit për COVID-19, por ai nuk ka krijuar arsye bindëse që garantojnë lirimin e tij”, ka thënë gjykatësja duke sqaruar se nuk ka raste të konfirmuara të coronavirusit në atë burg.

Ajo gjithashtu tha se burgu kishte marrë masa për të mbrojtur të burgosurit dhe stafin, përfshirë pezullimin e të gjitha vizitave ligjore dhe sociale, vënien e sapunit në dispozicion të të burgosurve dhe kontrollimin dhe testimin e të gjithë atyre që kanë qasje në burg.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001