Infektuar: 1032|Shëruar: 789|Vdekur: 29

Qytetarët në Prishtinë e mirëpresin fazën e dytë të masave lehtësuese

Prishtina prej së hënës së 18 majit i është kthyer rutinës normale të qarkullimit e lëvizjeve të shtuara.

Përveç numrit të madh të qytetarëve që dolën rrugëve, Prishtinës iu shtua edhe numri i madh i automjeteve.

Me shirita kufizues, dezinfektues për duar e me numër të kufizuar udhëtarësh për një drejtim filloi qarkullimi i linjave të Trafikut Urban.

Kjo, për shkak të situatës së krijuar në vend dhe masave mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet.

Për qytetarët kthimi në qarkullim i autobusëve ka qenë më së i mirëpritur për shkak të nevojës për të qarkulluar më shpejt nëpër qytet, raporton KOHA.

E sipas Kryeshefit të Trafikut Urban, Lulzim Rexhapaj, kthimi në qarkullim i autobusëve është esencial për shumë qytetarë.

Rexhepaj thotë se vazhdimisht janë duke u kryer inspektime për respektimin e masave të sigurisë, ndërkohë që sipas tij, prishtinasit janë treguar të mirëkuptueshëm për kufizimet në shfrytëzimin e autobusëve.

Tutje, Rexhepaj tha se të gjitha linjat e autobusëve i janë kthyer qarkullimit, ndërkohë që pas përfundimit të orarit, secili autobus do të dezinfektohet.

Mirëpo, jo të gjithë vozitësit e autobusëve në kryeqytet kanë pasur fatin e njëjtë me ata të trafikut urban.

Jashtë punës, përkundër lejes së qarkullimit, kanë mbetur linjat e transportit publiko-privat të kryeqytetit.

Sipas përfaqësuesit të këtyre linjave në Prishtinë Izet Smajli, ata e kanë të papërballueshme punën në këto kushte, pasi që jo të gjithë autobusët e këtyre linjave i plotësojnë kriteret për qarkullim.

Smajli thotë se nuk përjashtohet mundësia që shumë prej punëtorëve të këtij sektori mund të mbesin pa punë, si shkak i mënyrës së funksionimit të këtyre linjave.

Një veprimtarie tjetër që i është lejuar puna me kufizime në fazën e dytë është edhe ajo e gastronomisë.

Që nga e hëna, qytetarët e Prishtinës jam shërbyer nga kafiteritë përmes shërbimit “merre me vete”

Por, ofrimi vetëm i këtij shërbimi nga pronarët e kafiterive të Prishtinës po shihet si veprimtari që nuk garanton shumë fitim.

E derisa në sheshin kryesor të Prishtinës, policia e Kosovës nuk lejoi grumbullimin e qytetarëve, e njëjta nuk u pa të ndodhte te kafenetë.

Ndërkohë që nga Drejtoria e Inspektoratit komunal thonë se do të vazhdojnë me inspektimet lidhur me respektimin e masave nga bizneset.

Derisa Kosova ka hyrë në fazën e dytë të masave lehtësuese, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes Facebookut ka thënë se Kosova po largohet nga kriza shëndetësore për t’u thelluar në atë ekonomike.

Për çka ka bërë thirrje që të punohet në krijimin e një pakoje ekonomike.

Nga 18 maji puna u është lejuar edhe floktarëve, salloneve të ondulimit, stomatologëve, fizioterapeutëve, tregtarëve me pakicë dhe tregut të gjelbër, transportit hekurudhor, qendrave të thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial, si dhe galerive e muzeve.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001