Qentë endacakë rrezikojnë qytetarët, prurjet nga qytetet e tjera sfidë për Komunën e Prishtinës

Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e qyteteve të Kosovës është bërë një nga shqetësimet e përditshmërisë së qytetarëve, shkruan Literal Media.

Kjo dukuri është paraqitur dukshëm në kryeqytet sidomos në këtë sezonë kur jemi në prag të dimrit, rreziku ndihet më i lartë.

Hapsira pranë Fakutetit Teknik është një nga zonat më të frekuentuara nga qentë endacakë, gjë kjo që po i vë në panik studentët.


Albina Ramaj studente në FIEK është prononcuar për median duke thënë se asaj i janë vërsulur qentë, të cilët lëvizin lirshëm grupe-grupe.

'Une jam studente edhe çdo dite m'bjen me u ballafaqu me qenë që sillen kah fakulteti. Ka pas raste kur jam ni e rrezikume se janë ba agresiv e mu kanë vërsulë' thotë Ramaj.

Nga Qendra Kosovare për Strehimin dhe Trajnimin e Qenve Endacakë për Literal Median ka folur Florim Ferati i cili ka treguar se arsye e ngecjes për trajnimin e të gjithë qenve endacakë janë prurjet nga qytetet e tjera.

'Kjo ngecje për të kryer trajnimin e gjithë qenve endacakë ndodh si pasojë e prurjeve që kemi prej qyteteve të tjera. Pasi që me këtë problematikë merret vetëm Prishtina, Fushë Kosova dhe Prizreni' ka thënë ai.

Megjithatë Ferati ka pohuar se janë duke e bërë maksimumin në procesin e trajnimit të qenve endacakë.

'Qendra Kosovare për Strehimin dhe Trajnimin e Qenve Endacakë ka kapacitet për të pranuar deri 150 qenë. Ky numër nuk është i njejtë por ndryshon vazhdimisht, pasi që ne aplikojmë Programin 'Kastro, Sterilizo Vaksiono dhe Liro' proces ky që zgjat tri ditë dhe merren qenë të tjerë' është shprehur ai.


Kurse Miranda Mullafazliu nga Zyra për Informim e Komunës së Prishtinës është shprehur se sistemimi i të gjithë qenve endacakë aktualisht është i vështirë.

'Është e vështirë të sistemohen të gjithë, por do të mundohemi që të gjithë qentë të cilët gjatë sezonës së dimrit tërbohen nga mungesa e ushqimit t'i sistemojmë' ka thënë Mullafazliu.

Sipas një raporti të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në Prishtinë janë rreth 3 mijë qenë endacakë kurse në mbarë Kosovën numri i tyre arrin deri në 200 mijë.

Shkruan: Aulona Sylaj

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001