Qentë endacak ende problem, sulmohet një doktoreshë në oborrin e QKUK-së

Ortopedja, Vjollca Islami u sulmua nga qentë mëngjesin e së enjtes, derisa po shkonte në punë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Brenda hapësirave spitalore, kafshët endacake iu turrën, duke i shkaktuar lëndime trupore e psikike.

Mjekja thotë se megjithatë, ia arriti që të mbrohet disi, duke i shpëtuar më të keqes.

“Fatmirësisht e kam pasur qadrën edhe me qadër kam luftu, kam bërtit shumë, edhe jam shty me ta edhe ajo ka zgjatë, përderisa me disa u kacafytsha tjetri vike më kafshojke”, ka treguar Islami për Klan Kosovën.

Ajo tregon se para një muaji është sulmuar edhe një koleg i saj, ortoped, por nuk janë marrë masa në këtë drejtim

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001