QPM e Universitetit të Prishtinës i 'mban leksione' atij të Mitrovicës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është institucioni më i madh i arsimit të lartë në vendin tonë, në të cilin vijojnë studimet më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të studentëve të Kosovës, shkruan Literal Media.

Por, universitet publik në Kosovë nuk ka vetëm Prishtina. Të tillë kemi edhe në Gjilan, Pejë, Prizren e Mitrovicë. Ky i fundit mban emrin e patriotit Isa Boletini dhe ka një numër të konsiderueshëm studentësh.

Duke u bazuar në traditën mbi 60 vjeçare të arsimit të lartë në Mitrovicë, Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 06.03.2013 ka themeluar Universitetin Publik të Mitrovicës, kurse Kuvendi i Kosovës me datën 31 maj 2013 e ka ratifikuar vendimin, shkruan Literal Media.

Universiteti i Mitrovicës ka gjithsej 6 fakultete:

1. Edukim

2. Teknologji Ushqimore

3. Juridik

4. Ekonomik

5. Inxhinieri Mekanike dhe Kompjuterike

6. Gjeoshkenca

Dhe në këto 6 fakultete janë të përfshira 23 drejtime.

Bashkëpunimi i Universitetit të Mitrovicës me atë të Prishtinës ka qenë konstruktiv ndër vite, shkruan Literal Media.

Këto ditë ka filluar implementimi i projektit 3-fazësh për trajnimin e stafit të këtij universiteti publik pikërisht nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.


'Më 30 dhe 31 janar 2020 u mbajtë trajnimi i parë dyditor i nivelit bazik me ç’rast 20 profesorë dhe asistentë të këtij institucioni publik të arsimit të lartë u njohën me metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe të nxënit. Pjesëmarrësit e trajnimit i vijuan sesionet e udhëhequra nga trajnerë të certifikuar në didaktikën universitare të cilët këmbyen përvojën e tyre me kolegët nga UMIB', thuhet në njoftimin e Universitetit të Prishtinës.

Tutje bëhet e ditur se trajnimi në përgjithësi, dhe puna e trajnerëve të QPM-së në veçanti, u vlerësua lartë nga pjesëmarrësit (mesatarja e vlerësimit 4.15) të cilët shprehën dëshirën e tyre të jenë pjesë e trajnimeve të tjera të QPM-së.


Shkruan: Bardha Kololli

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001