Infektuar: 1067|Shëruar: 844|Vdekur: 30

Protesta nga ballkonet në Prishtinë pas rrëzimit të Qeverisë

Protesta nga ballkonet, duke shkaktuar zhurmë prej tenxhereve e tepsive, ka nisur të mërkuren pak para mesnate, në shenjë pakënaqësie ndaj rrëzimit të Qeverisë. Zhurma e tenxhereve dhe tepsive është dëgjuar në shumë lagje të Prishtinës.

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të mërkuren mocionin për mosbesim, duke e rrëzuar Qeverinë Kurti në kohën kur Kosova po përballet me krizën më të rëndë që nga lufta, e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Thirrjen për protestë kishte bërë grupi Replikë.

“Rrehni e theni tepsitë e tenxheret qysh këta naj thyen sonte shpresën! Në ora 23:30 dalim protestojmë kundër tradhëtisë së LDK-së. Zhurma e tenxhereve tona do jetë këmbanë për ndryshimin e njëmendtë në Kosovë. Qeverinë e rrëzuat, por shpresën s'mund të na e grabitni! Shihemi në zgjedhje!”, shkruan ky grup.
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001