Infektuar: 11129|Shëruar: 6707|Vdekur: 381

Prokurimi i Komunës së Gjilanit paguan 12,757 euro për një centimetër të semaforit

Sipas raportit të vlerësimit të prokurimit të Komunës së Gjilanit, një ndër arsyetimet për eliminimin e ofertave më çmimin më të ulët ka qenë dallimi i madhësisë së semaforit të ofruar, i cili, sipas tyre ishte 200 milimetra, ndërsa komuna kishte kërkuar që ai të jetë 210 milimetra, pra 1cm më shumë.

Edhe pse vështirë e besueshme, kjo është mëse e vërtetë dhe ka ndodhur gjatë zhvillimit të procedurave për tenderin me titull “Digjitalizimi i Stacionit të Autobusëve në Komunën e Gjilanit”.

Shiko më poshtë arsyetimin e Prokurimit të Gjilanit për madhësinë 1cm të semaforit:

Literal Media ka kontaktuar me Salih Kqikun, Drejtor i Prokuimit në Gjilan, ku sipas tij Komisioni i Vlerësimit ka vepruar konform ligjit të LPP-së.

“Autoriteti kontraktues ka vepruar konform ligjit të LPP-së, ashtu siç ka qenë në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë kriter për dhënie - oferta e përgjegjshme me çmimin me të ulët”, ka thënë Kqiku.

Ndërsa për pyetje e tjera të Literal Media ai nuk ka dhënë përgjigje vetëm se ka bashkangjitur Raportin e Vlerësimit për tenderin “Digjitalizimi i Stacionit të Autobusëve në Komunën e Gjilanit”

“Për të gjitha pyetjet e juaja, përgjigjjet i gjeni në raportin e vlerësimit të ofertave, ku e gjeni të bashkangjitur në attach”, tha Kqiku.

Kujtojmë që për këtë përgjigje nga Prokurorimi në Gjilan, Literal Media ka pritur rreth dy javë.

Literal Media ka mësuar se në këtë procedurë prokurimi kanë ofruar 2 kompani tjera me çmim shumë më të ulët sesa kompania që është rekomanduar me kontratë, mirëpo Komuna e Gjilanit i ka refuzuar ato me arsyetime të tilla. Literal Media ka kontaktuar me përfaqësuesit e të dy kompanive që kanë ofruar çmimin më të ulët, ku ata në kushte anonimiteti thanë që ekzistojnë dyshime të bazuara se janë konsumuar elemente serioze të korrupsionit dhe krimit të organizuar nga të përfshirët në këtë procedurë prokurimi. Dhe se kjo procedurë do të përfundoj edhe në organe të zbatimit të ligjit nëse këta zyrtarë edhe më tutje nuk ndërmarrin veprime konkrete për zbatimin e ligjit, por vazhdojnë me eliminimin e kompanive me çmimin më të ulët.

Literal Media do të iu mbajë të informuar me rrjedhën e këtij procesi.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001