Infektuar: 170|Shëruar: 24|Vdekur: 4

Profili i lartë "amnistohet", për 17 muaj ngritet vetëm një aktakuzë

Institucionet vendore të drejtësisë për vite janë zotuar se po shënojnë progres. Ndër këto zotime veçojmë ndjekjen e shkeljeve të ndryshme nga persona zyrtarë, sidomos ato të rastit të korrupsionit, shkruan Literal Media.

Por, këto institucione për rreth 17 muaj kanë ngritur vetëm një aktakuzë korrupsioni të profilit të lartë. Më 30 dhjetor është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuza ndaj ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, sekretarin e kësaj ministrie Kapllan Halimi e zyrtarë të tjerë të këtij institucioni.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në mbledhjen e Këshillit Prokurorial ka arsyetuar mungesën e rezultateve sidomos në rastet e hetimeve për korrupsion duke thënë se edhe pse nuk ka pasur aktakuza, ka pasur hetime.

“Nuk duhet me na shqetësu shumë fakti që nuk kemi pasur aktakuza të zyrtarëve të lartë edhe pse kemi pasur... kemi pasur për një ish-ministër, sekretar të përgjithshëm. Prokuroret kanë ndërmarrë veprime hetimore në disa raste. Hetimet zgjasin dy vjet me mundësi vazhdimi edhe për 6 muaj kështu që unë besoj që në vitin 2020 do të këtë aktakuza nëse ka prova”, ka thënë ai.

Kurse analisti, Blerim Burjani për Literal Media ka thënë se vazhdon të insistojë se pa Vetting në drejtësi nuk ka avansim sa i takon aktakuzave të profilit të lartë.

"Sa i përket temave të aktakuzave të profilit të lartë njëherë nuk mund të flitet fare pa i'u nënshtruar organet e drejtësisë Vettingut. Une nuk komentoj vendime të gjykatës sepse është kompetente vet ajo të merr vendim, por në këte etapë pa një reformë të plotë profesionale dhe integritet personal fare nuk mund të flitet për këtë profil të lartë dhe ndaljen e njerëzve që thonë që merren me politikë e merren si politikanë me pasurim pa bazë dhe mbeten të pandëshkuar", është shprehur ai.

Burjani poashtu shtoi se fillimisht duhet larguar ndikimi politik nga organet e drejtësisë.

"Për të ardhë keq por fare nuk mund të flasim për këtë temë në këtë kohë, por në një kohë tjetër kur politika hiqet nga ndikimi në organet e drejtësisë", ka thënë Burjani.

Kurse qytetarët mbetën të zhgënjyer në efikasitetin e institucioneve të drejtësisë kosovare.

L.Z qytetare nga Prishtina u shpreh për Literal Media se duhen rezultate nga drejtësia vendore në mënyrë që qytetarët të binden se po punohet.

"Pa e pa naj rezultat, pa u arrestu najkush i nalt që ka ba shkelje nuk kem qysh me besu, nashta 2020-ta bahet ma mirë e punojnë ma shume krejt se na iken krejt rinia" ka thënë qytetarja.



Shkruan: Aulona Sylaj

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001