Infektuar: 1061|Shëruar: 832|Vdekur: 30

Fillon zbatimi i projektit 2.7 milionësh për përfshirjen e 3 mijë të rinjve

Ministrja e MAPL-së znj. Emilija Redžepi zyrtarisht ka njoftuar se me datë 27 maj 2020, do të filloj zbatimi i projektit për përfshirjen e të rinjve, projekt i cili arrin vlerën e 2.7 milion dollarëve dhe është i mbështetur nga Qeveria Japoneze përmes Bankës Botërore.

Po ashtu, Ministrja Redžepi ka bërë të ditur se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e zbatimit të projektit, i cili ka për qëllim të përmirësojë përfshirjen socio – ekonomike të së paku 3000 të rinjve të pa inkuadruar (moshat 15-29) në komunitete më të ndjeshme në Kosovë përmes: rritjes së aftësive të buta dhe mundësive vullnetare, rritjes së iniciativave komunitare të nxitura nga të rinjtë dhe rritjes së aksesit në infrastrukturën dhe shërbimet e komunitetit rinor.

Ky projekt do të zbatohet në 10 komuna, ku do të financohen 150 iniciativa dhe projekte të vogla, në vlerë të përgjithshme 1.07 milion dollar.

Me këtë rast, Ministrja Redžepi ka falënderuar stafin e MAPL-së për përkushtimin, angazhimin dhe profesionalizmin e treguar lidhur me dizajnimin e projektit i cili ka zgjatur për më shumë se 3 vite.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001