Infektuar: 1061|Shëruar: 832|Vdekur: 30

Premierliga: Mendojmë se është sigurt për t’u rikthyer

Shefi ekzekutiv i Premierligës, Richards Masters, ka thënë se organizata “është e sigurt në rikthim” për të rinisur Ligën në qershor.

Premierliga është suspenduar që nga 13 marsi për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ka marrë mijëra jetë nëpër botë.

12 qershori është duke u përmendur si data e mundshme për t’u rikthyer Premierliga në aksion dhe dalëngadalë duket edhe e realizueshme, nëse të hënën qeveria u jep leje klubeve të nisin stërvitjet normalisht në grupe.

“Ekziston një vrull. Ne kemi ndërmarrë hapin e parë:, tha Masters për BBC Sport.

“Ne nuk do të kishim hedhur hapin e parë për t’u rikthyer në stërvitje, nëse nuk do të ishim të bindur se kemi krijuar një mjedis shumë të sigurt për lojtarët tanë”.

“Kemi diskutuar vazhdimisht me doktorë të klubeve, kemi bërë gjithçka që është e mundur që rikthimi të jetë i sigurt. Tani mendojmë se është sigurt për t’u rikthyer”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001