Pompeo: Së shpejti mirëpresim Maqedoninë e Veriut si anëtare në NATO

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mirëpriti sot miratimin nga Senati të protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Aprovimi nga Senati i Shteteve të Bashkuara i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO thekson angazhimin e SHBA-së ndaj sigurisë trans-atlantike and përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në progresin e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO”, theksoi Pompeo.

“Ne mbështesim fuqishëm progresin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit më të ngushtë me komunitetin trans-Atlantik. Votimi i djeshëm riafirmoi përkushtimin e vazhdueshëm të Maqedonisë së Veriut ndaj parimeve demokratike, shtetit të së drejtës, kontributit ndaj paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin. Ne mirëpresim së shpejti Maqedoninë e Veriut si vendin e 30 anëtarë të NATO-s”, tha ai.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier