Infektuar: 1032|Shëruar: 789|Vdekur: 29

Pishina e Gërmisë po mbushet me ujë, a do të hapet në qershor?

Pishina e Gërmisë që ndodhët në fillim të parkut që njihet me të njëjtin emër ka filluar të mbushet me ujë.

Më shumë se gjysma e pishinës tashmë është mbushur me ujin që po rrjedh nja burimet e maleve të Gërmisë.

Planifikimi është bërë që ajo të lëshohet rreth datës 10 qershor, ashtu si rëndom. Por, që të ndodhë kjo duhet të shihet rrjedha e pandemisë, shkruan lajmi.net.

Me pishinën e Gërmisë menaxhon kompania e Komunës së Prishtinës NPL “Sport Marketing” SH.A. Kryshefi Ekuztiv i kësaj kompanie, Liridon Llapashtica tha për lajmi.net se përgatitjet për hapjen e pishinës kanë me kohë.

Por, paraprakisht, tha se presin të marrin dritën e gjelbër nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës që të fillojnë me operim.

“E kemi lëshuar rrjedhën e ujit që dy javë. Është me rrjedhje të lirë, uji vjen nga lartë malit. Mbushja parashihet të bëhet për rreth një muaj. Në do të bëhemi gati për sezone. Pra, planifikojmë që pishina të jetë e mbushur me uji në qershore dhe nga data 10 -12 qershor të fillojmë sezonin. Pastaj do të shohim se çfarë po na thotë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Pra, nëse hapën pishinat, normalisht që do të koordinohemi me ta që veprohet kundruall rekomandimeve të tyre, sa i përket distancës, e masave të tjera”, tha Llapashtica.

“Sport Marketing” ka menduar që të krijojë edhe disa lehtësira për operatorët që operojnë brenda pishinës, si dhe do të shqyrtohet mundësia e lëvizjes së çmimit të biletave për pushuesit.

“Do të kemi një takim edhe me Bordin e drejtorëve, do të shohim a do të mund të bëjmë disa lehtësime në çmime, ndërsa disa zbritje për operatorët që janë aty, pjesa e restorantit i kemi bërë. Po ashtu edhe për fushat e tenisit”, shtoi tutje Llapashtica.

Nëse gjithçka shkon sipas kërkesave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë nga 1 qershori do të shikohet mundësia e hapjes jo vetëm të klubeve të natës e pishinave, por edhe hapja e kufijve, aeroporteve, banjat, e mbajtja e ahengjeve e panaireve të ndryshme.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001