Infektuar: 224|Shëruar: 37|Vdekur: 6

Peticioni online i kërkon Microsoft të përkthejë shërbimet në gjuhën Shqipe

Ai bën thirrje për përkthimin e aplikacioneve të Office 365 dhe Microsoft Teams në gjuhën Shqipe. Ai vë theksin se disa prej aplikacioneve të Office 365, siç është Outlook, ofrohen në gjuhën Shqipe.
Në vitet e fundit, nga rrjetet sociale tek mjetet e punës janë shtuar aplikacione e shërbime të ndryshme të përkthyera edhe në gjuhën Shqipe, por shumë prej tyre ende jo.

Në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqipfolëse aplikacionet dhe shërbimet e Microsoft kanë popullaritet të lartë e disa prej tyre ofrohen në shqip por pjesa më e madhe jo.

Zyrtari i Ministrisë së Edukimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Republikën e Kosovës, Veton Alihajdari, në emër të institucionit pjesë e të cilës është ka ngritur zërin e tij në Forumet e Zërit të Përdoruesve të Microsoft Teams dhe Office 365.

Ai bën thirrje për përkthimin e aplikacioneve të Office 365 dhe Microsoft Teams në gjuhën Shqipe. Ai vë theksin se disa prej aplikacioneve të Office 365, siç është Outlook, ofrohen në gjuhën Shqipe.

Alihajdari kërkon nga Microsoft që të përkthejë në gjuhën Shqipe veçanërisht aplikacionin Teams. Ky aplikacion por përdoret masivisht nga kompani, biznese, institucione shtetërore, shkolla e universitete në këto momente izolimi përballë COVID-19 në mbarë Evropën por edhe në Shqipëri.

Në komentin e tij ai thotë se përballë izolimit të koronavirusit, jemi duke hasur vështirësi me gjuhët nga mësuesit, tek nxënësit, studentët dhe prindërit.

“Evropa Juglindore ku përfshin vendet: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbi, numëron afro 7 milionë banorë të cilët gjuhë amtare kanë gjuhën Shqipe,” tha Veton Alihajdari.

Komentet e tij kanë marrë mëse 300 në forumet e Zërit të Përdoruesit në këto momente që shkruajmë. Ju mund të votoni komentet e tij në:

Office 365 User Voice: https://office365.uservoice.com/forums/264636-general/suggestions/40011448-localization-of-office-365-in-albanian-language

Microsoft Teams User Voice: https://microsoftteams.uservoice.com/forums/599053-schools-and-universities/suggestions/40011487-localization-of-microsoft-teams-in-albanian-langua

Microsoft e përshkruan Forumet e Zërit të Përdoruesve si një komunitet i cili e ndihmon të përmirësojë Office 365 dhe ku përdoruesit mund të dërgojnë sugjerime për të adresuar shqetësimet e tyre në lidhje me eksperiencën e përdorimit të aplikacioneve të Microsoft.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001