Infektuar: 170|Shëruar: 24|Vdekur: 4

Përjashtimi i Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve

Manchester City është dënuar me dy vite sanksionim në garat e futbollit evropian nga UEFA.

Vendimi është marr për shkak të mosrespektimit të rregullave të FFP (Financial Fair Play), dhe vjen si një goditje e rëndë për kampionët aktualë të Ligës Premier pasi Liga e Kampionëve është trofeu i vetëm që iu ka munguar që nga ardhja e menaxherit Pep Guardiola në vitin 2016.

Manchester City e ka apeluar ndalimin nga UEFA-s në CAS, por nëse nuk ndryshon dhe ky aktvendimi miratohet, atëherë klubi do të humba shumë.

Sportsmail hedh një vështrim mbi implikimet e këtij vendimit, se si do të ndryshonte përjashtimi i Cityt tek klubet e tjera të Ligës Premier.


Sheffield United në Ligën e Kampionëve?

Një pyetje legjitime tashmë sillet rreth komunitet të futbollit, sidomos tek klubet tjera të Ligës Premier, se kush do të zërë vendin e Cityt në Ligën e Kampionëve nëse ky klubi përfundon këtë sezon në top-katër.

UEFA dhe Liga Premier nuk e kanë konfirmuar se çfarë do të ndodhë në lidhje me këtë, por rregulli 4.08 i UEFA e sqaron saktë.

“Një klub i cili nuk pranohet në garë zëvendësohet nga klubi i radhës më i mirë në kampionatin kryesor të së njëjtës shoqatë, me kusht që klubi i ri të plotësojë kriteret e pranimit. Një zgjidhje e mundshme është vendi i pestë që kualifikohet në garën më të madhe evropiane për klube”.

Kjo do të thotë që Sheffield United i Chris Wilderit – i cili aktualisht zë atë pozitën e pestë me paraqitje të mira në Ligën Premier – janë në pozitë të mirë për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve nëse dënimi i Manchester City konfirmohet.

Ky klubi ishin në nivelin e tretë të futbollit të Anglisë, pak më shumë se tre vjet më parë.

Tani për ta flitet se mund të luajnë kundër klubeve si Barcelona, ​​Juventus dhe Paris Saint-Germain, një ngritje meteorike.

Kjo do të thotë gjithashtu se Sheffield United mund të marr disa prej lojtarëve elitarë të Evropës.

Sidoqoftë, mbajtja e vendit të pestë të Sheffield United rrezikohet nga Tottenham dhe Wolvesi që janë më afër.


Arsenali dhe Manchester United, kanë shpresë

Sezoni i Arsenalit dhe Manchester Unitedit – për të dyja mund të shkruhet vetëm si i dobët deri më tani – por sapo kanë marr një shpresë.

Djajtë e Ole Gunnar Solskjaer kanë vetëm katër pikë më pak se Sheffield dhe kanë gjasa të mundshme për vendin e pestë, që dërgon në garën më të madhe në Evropë për klube.

Nëse United përfundon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Solskjaer mund të vazhdojë të qëndrojë në Old Trafford.

Menaxheri norvegjez është nën presion pas disa rezultateve të dobëta gjatë 12 muajve të fundit.

Ndërkohë, Arsenali aktualisht është 10 pikë pas Chelseat që është me vendin e katërt, dhe Liga e Kampionëve për sezonin tjetër duket shumë larg për trajnerin e ri Mikel Arteta.

Klubi verior i Londrës ka marr vetëm 31 pikë këtë sezon – totali i tyre më i ulët pas 25 ndeshjeve që nga sezoni 1912-13.

Ata gjithashtu kanë kaluar tre vjet pa luajtur futboll në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, nëse Gunners mundin Newcastle Unitedin të dielën pasdite, ata mund të ofrojnë hendekun me Sheffield United në pesë pikë.

Edhe Arsenali ashtu si Manchester United, së bashku me Wolverhampton Wanderers, mund ta fitojnë Ligën e Evropës, pasi janë ende në garë.


Everton i Carlo Ancelotti me sy kah Evropa

Kur Carlo Ancelotti mori detyrën e trajnerit te Everton, Toffees ishin në vendin e 15 me vetëm katër pikë nga zona e rënies.

Tata tashmë janë ringjallur nga italiani, ku Evertoni tani duket se ka shumë të ngjarë të kualifikohet në Evropë sezonin e ardhshëm, në Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës.

Toffees aktualisht janë në vendin e shtatë – dy pikë pas Sheffield United dhe pesë pas Chelseat që janë në vendin e katërt.

Ancelotti ka fituar tre herë Ligën e Kampionëve si trajner.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001