Për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti, Angela Martini dhuron 30 mijë euro

Edhe modelja, Angela Martini u është bashkuar yjeve të ndryshëm shqiptarë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Ajo ka dhuruar 30 mijë euro, dhe përmes një postimi në Instagram kërkon edhe nga të tjerët që të solidarizohen.

“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është dashuri, shpresë dhe dritë për vendin tim. Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje”, ka shkruar ajo në Instagram.

Tutje ka shtuar, “prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti - ndihmo dikë të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/.

Angela Martini ka theksuar gjithashtu se përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001