Infektuar: 184|Shëruar: 30|Vdekur: 6

Pasiguri për qytetarët, taksistët zbarkojnë klientët në udhëkryq

Kryeqyteti tash e disa vite ka një trafik shumë të dendur, shkruan Literal Media.

Lexuesit tanë vazhdimisht dërgojnë foto nga trafiku për parregullësitë që bëhen aty.

Së fundmi në redaksinë e Literal Media kanë ardhur dy fotografi, ku shihet vetura e 'Taxi Beki' e cila zbarkon një qytetare në mes të udhëkryqit.

Literal Media ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë, Flora Ahmeti e cila nuk tha diçka konkrete për rastin në fjalë, mirëpo deklaroi se për rastet e ngjajshme ngasësve u shqiptojnë dënime.

'Vazhdimisht në çdo rrugë policia e trafikut është në detyrë dhe në çdo lloj kundërvajtje ata shqiptojnë dënime për ngasësit. Vetëm gjatë ditës së sotme tiketa trafiku të shqiptuara janë 1635', u shpreh Flora Ahmeti

Foto nga vendi i ngjarjes:


Shkruan: Agnesë Zeqiraj

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001