Infektuar: 3178|Shëruar: 1824|Vdekur: 58

Pandemia dëmtoi Autoshkollat, ankohen pronarët

Poligoni ka dy muaj që mbeti i zbrazët. E ata që ushtrojnë biznesin e autoshkollave, mbetën të ngujuar në shtëpi.

Njëjtë ndodhi edhe me kandidatët që shpresuan se së shpejti do të bëhen me patentë shofer.

Për shkak të pandemisë, Qeveria kishte morri vendim që këto procedura të .

E pezullimi i punës për dy muaj solli humbje të mëdha për këtë sektor.

Kryetari i Federatës së Autshkollave Xhemshit Cakolli, thotë se ata u detyruan të paguajnë poligonin, ani pse kanë ndalur punën.

Me fazën e dytë të lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, u morr vendim që të fillojë punën edhe trafiku ndërurban.

Porr një vendim të tillë nuk pati për biznesin e atushkollave.

Sipas Cakollit, atyre nuk i’u lejua të kryejnë as pjesën teorike online.

Por, edhe pas pandemisë, Cakolli thotë se do të jetë e vështirë ta vazhdojnë punën me kandidatë.

Kjo për shkak të mungesës së ekzaminerëve.

Ai thotë se me këtë problem ata janë përballur edhe më herët.

E për gjithë këto probleme, që po hasin biznesi i AutoShkollave, T7 ka provuar të marr një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, për 4 ditë radhazi.

Por, këta të fundit nuk kanë dhënë asnjë përgjigje .

400 Autoshkolla në Kosovë tash e dy muaj nuk kanë operuar me punën e tyre për aftësimin e kandidatëve për patentë-shofer në kategori të ndryshme.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001