Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Pakoja Emergjente – shpresë për skenën e pavarur kulturore

Dymbëdhjetë organizata të pavarura kulturore kanë shprehur përkrahje për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e organizatave të skenës së pavarur. Pezullimi i të gjitha aktiviteteve kulturore e sportive, në kuadër të masave shtetërore kundër përhapjes së pandemisë së koronavirusit, kishte bërë që ekzekutivi i vendit të hënën e kaluar të miratonte një pako emergjente prej 179.6 milionë eurosh e ku merrej në konsideratë edhe ky sektor.

Por të premten, ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka miratuar edhe Planin Operacional për Pakon Fiskale Emergjente. Sipas njoftimit për media, obligohen të gjitha institucionet dhe njësitë përkatëse të propozojnë vendimet shtesë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e Planit Operacional për Implementimin e Pakos Fiskale Emergjente. Por deri në ditën e miratimit, më 30 mars nuk ishte e qartë në tërësi se ku do të merren mjetet për pakon emergjente. Fillimisht ishin përmendur se për realizimin e masave do të kërkohet kredi dhe mbështetje nga institucionet ndërkombëtare financiare.

Më pas ishte thënë se masat e propozuara do të financohen nga kursimet, duke ulur mallrat dhe shërbimet, si dhe nga shkurtimi i projekteve kapitale. Kësisoj do t’i binte që do të bëheshin lëvizje brenda buxhetit ekzistues të institucioneve. Megjithëkëtë, Ministria e Kulturës deri tash beson se do t’i ketë 5 milionë euro shtesë në buxhetin prej 44 milionë e 176 mijë eurosh sa ka në dispozicion për sivjet. Ndarja e 5 milionë eurove për sektorin e kulturës është masa e 12-të e pakos emergjente.

“Masa 12 - Rritja e buxhetit për grante dhe subvencione Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për evitimin e situatës së krijuar nga situata e emergjencës së shëndetit publik në aktivitetet sportive dhe kulturore, në vlerë prej pesë milionë (5,000,000.00 €) eurosh”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga Bislimi.

Gjithnjë sipas këtij vendimi, MKRS-ja do t’i identifikojë aktivitetet sportive dhe kulturore më të rëndësishme të prekura nga kriza e pandemisë “me qëllim të ringjalljes së aktiviteteve kulturore dhe sportive”. “Koha Ditore”, të premten, ka raportuar se pakoja emergjente nuk do të mund të zbatohet plotësisht pa marrë edhe disa miratime nga ana e Kuvendit. Përveç lejimit të rritjes së përkohshme të kufirit të deficitit buxhetor, Qeveria në detyrë duhet të kërkojë nga legjislativi ndryshimin e nivelit minimal të bilancit bankar, si dhe miratimin që Qeveria të nënshkruajë kredimarrjen para miratimit të vendimit nga Kuvendi.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001