Infektuar: 3178|Shëruar: 1824|Vdekur: 58

Pacolli kthehet sërish në Kosovë, lajmërohet nga shtëpia e tij

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka ardhur sërish Kosovë, kësaj radhe pa u kthyer në spektakël politik hyrja e tij.

Pacolli është lajmëruar nga shtëpia e tij në Hajvali, ku edhe është paraqitur për një intervistë për Reporterin.

Tri javë më parë, kthimi i Pacollit në Kosovë u kthye në dramë, pasi Qeveria në detyrë paralajmëroi se nëse ai kthehet nga Zvicra do të futej në karantinë dhe nëse hynte ilegalisht, do të merreshin masa ndaj tij.

Deputeti i AKR’së hyri në Kosovë dhe u kontrollua nga ekipet mjekësore në Aeroportin e Prishtinës, por qëndroi pak ditë për t’u kthyer sërish në Zvicrës.

Ai e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se donin ta ndalin të hyjë sepse besonin se do ta votonte Qeverinë e Avdullah Hotit. Pacolli nga Aeroporti i Prishtinës madje tha se është frikësuar se ndaj tij po organizohet “sulm terroristik”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001