OSHP-ja vlerëson se Dogana e Kosovës eliminoi tenderuesin e përgjegjshëm pa bazë ligjore

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka kthyer në rivlerësim pjesën e parë të tenderit me titull “Furnizim me automjete për njësitë e Drejtorisë së zbatimit të Ligjit” të Doganës së Kosovës.

Kjo për faktin që e ka pranuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Auto Sherreti sh.p.k – Prishtinë”, i cili në këtë procedurë, sipas OSHP-së ishte eliminuar si i papërgjegjshëm, pa bazë ligjore, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas vendimit të OSHP-së, të datës 31 tetor, ndonëse oferta e operatorit ekonomik ankues, prej 422 mijë e 704 eurosh, ishte rekomanduar për kontratë nga komisioni vlerësues i Doganës së Kosovës për këtë tender, ai ishte shpallur i papërgjegjshëm nga zyrtari përgjegjës i Prokurimit i këtij institucioni, me arsyetimin se për kompaninë në fjalë Dogana e Kosovës ka ngritur disa raste në Prokurori për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.

Mirëpo, ky arsyetim, sipas OSHP-së, nuk qëndron për faktin për këto raste të iniciuara nuk ka një vendim gjyqësor.

Për këtë arsye, OSHP-ja ka kthyer në rivlerësim këtë procedurë, është paraparë të blihet një “Automjet transportues i kombinuar për nevojat e njësisë antikontrabandë”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier