Infektuar: 1032|Shëruar: 789|Vdekur: 29

OBSH: Afrika nuk do të jetë vend për testimin e vaksinës kundër koronavirusit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ka dënuar si “raciste” komentet e dy mjekëve francezë që sugjeruan që një vaksinë për koronavirusin mund të testohej në Afrikë.

“Afrika nuk mund dhe nuk do të jetë një vend për testimin e asnjë vaksine,” tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai këto komente i bëri pas sugjerimeve të disa mjekëve që u akuzuan se i trajtonin afrikanët si “derra njerëzorë”. Njëri prej tyre më vonë kërkoi falje.

Kur u pyet për sugjerimin e mjekëve gjatë konferencës së koronavirusit të OBSH-së, Tedros u zemërua shumë duke e quajtur atë një varje nga “mentaliteti kolonial”

“Ishte një turp, i tmerrshëm për të dëgjuar gjatë shekullit 21 nga shkencëtarët. Ne e dënojmë këtë fuqishëm dhe ju sigurojmë se kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Gjatë një debati në kanalin televiziv francez LCI, Camille Locht, drejtuese e hulumtimit në grupin e kërkimit shëndetësor Inserm, ishte duke folur për një testim vaksinash në Evropë dhe Australi.

Jean-Paul Mira, kreu i kujdesit intensiv në spitalin Cochin në Paris, tha se “a nuk duhet ta bëjmë këtë testim në Afrikë, ku nuk ka maska, asnjë trajtim?”

“Pak a shumë sikur të bëhet diku tjetër për disa studime mbi SIDA. Në prostituta, ne provojmë gjëra, sepse e dimë se ato janë shumë të ekspozuara dhe nuk mbrojnë as veten,” shtoi ai.

Camille Locht u pajtua me këtë sugjerim duke thënë se po mendojnë për një testim paralelisht edhe në Afrikë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001