Nuk po mund të bëhen aterime në Aeroportin e Prishtinës shkaku i mjegullës

Për shkak të mjegullës së dendur që po mbizotëron në vend, së paku dy aeroplanë që ishin nisur nga Turqia për në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes nuk kanë arritur të aterrojnë në Kosovë.

Një fluturim nga Stambolli është anuluar, ndërsa një tjetër është ridrejtuar për diku tjetër.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, ka thënë për Koha.net se arsye e anulimit të fluturimit është mjegulla dhe se çdo anulim tjetër potencial do të bëhet vetëm për këtë arsye.

“Arsyeja e anulimit të fluturimit është mjegulla. Ndërsa aeroplanët që nuk mund të aterrojnë në Prishtinë, drejtohen për në aeroportet tjera më të afërta”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se në uebfaqen e Aeroportit do të publikohen të gjitha të dhënat për çdo fluturim që anulohet.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001