Nuk ka fitues në ndeshjen Wolverhampton – Leicester

Leicester City dhe Wolverhampton Wanderers janë ndarë në paqe.

Në ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 26-të në Premierligë, Wolverhampton dhe Leicester kanë luajtur baras pa gola.

Të dy skuadrat patën rastet e tyre për shënimin, por nuk arritën që të konkretizonin asnjë nga këto raste.

Wolves pati mundësinë që të shfrytëzonte rastin për fitoren, pasi në minutën e 76’ Hamza Choudhury u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, Leicester arritën të mbajnë portën e paprekur, për të dalë me një pikë nga kjo ndeshje e vështirë, në një terren të vështirë.

Leicester me këtë barazim shkon në 50 pikë për pozitën e tretë në tabelë, kurse Wolverhampton numëron 36 pikë në pozitën e shtatë.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001