Infektuar: 5115|Shëruar: 2370|Vdekur: 108

Nuk është ndarë buxheti: Çfarë do të bëjë Qeveria Kurti në 12-vjetorin e pavarësisë

Qeveria e Kosovës dje në mbledhjen e saj ka propozuar të formohet një grup punues për organizimin e festës së 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Sot, kur kanë mbetur edhe 3 ditë nga 17 shkurti, nuk ka asnjë informacion nga qeveria e Kosovës në lidhje me ecurinë e organizimit ose nëse ky organizim ka filluar.

Viteve të kaluara, planifikimet për shënimin e ditës së Pavarësisë zakonisht bëheshin shumë më herët, por siç duket qeveria Kurti nuk e ka ndër prioritetet e veta të festojë këtë ditë.

Dje në mbledhjen e qeverisë, Kurti është shprehur se të hënën duhet të shënohet 12 vjetori i pavarësisë dhe ka propozuar që grupi punues të udhëhiqet nga Haki Abazi, zëvendësi i tij.

“Të hënën duhet të shënojmë 12 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me këtë rast është mirë të kemi një grup punues që do t’i bëjë finalizimin e përgatitjeve tashmë të zakonshme dhe tradicionale në shtetin tonë, dhe, me këtë rast propozoj që ta kemi një grup punues ku besoj që ai duhet të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, Haki Abazi dhe në kuadër të këtij grupi punues nëse nuk keni ndonjë vërejtje ose sugjerim në anën tjetër të jenë ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi si dhe të jetë ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe të jetë ministrja e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Emilja Rexehpi”, ka thënë Kurti.

Por, sot lajmi.net ka marrë përgjigje nga Ministria e Financave dhe Transfereve në pyetjen se a kanë bërë ndarje të mjeteve për shënimin e kësaj dite.

Në përgjigjen e ministrisë së udhëhequr nga Bisnik Bislimi i Vetëvendosjes për lajmi.net kanë thënë se nuk kanë pranuar kërkesë nga qeveria për ndarjen e mjeteve buxhetore.

“Në Ministrinë e Financave dhe Transfereve nuk kemi kërkesë për ndarje të mjeteve nga institucionet përkatëse për organizimin e shënimit të 12-vjetorit të pavarësisë. Në momentin që vjen kërkesa në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, do të analizohet dhe rekomandohet ndarja e mjeteve buxhetore në përputhje me ligjin.”, thuhet në përgjigjen e MFT.

Vitin e kaluar, qeveria e Kosovës kishte ndarë 500 mijë euro nga fondi rezervë për shënimin e ditës së Pavarësisë, ndërsa 3 ditë para 17 shkurtit, ishte publikuar agjenda e ditës.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001