Infektuar: 1032|Shëruar: 789|Vdekur: 29

Nuk dihet burimi i rastit të tretë të infektuar me koronavirus në Vushtrri

Komuna e Vushtrrisë sot ka shënuar edhe tri raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 47 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Asht siç njoftohet, të infektuarit e sotëm të cilët kanë rezultuar pozitivë janë dy raste brenda familjes në rrugën “2 maji”, ndërsa rasti i tretë nuk dihet ende burimi i infektimit.

Rastet e kontaktit të të infektuarit do të testohen nesër nga IKSHPK.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, i cili , tha se Vushtrria po përballet me rikthimin e koronavirusit.

Sipas tij, kjo situatë është e menaxhueshme nga Shtabi Emergjent Komunal i Vushtrrisë.

Vushtrria renditet e teta për nga numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sonte tre raste të reja me Covid-19 në Vushtrri.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001