Infektuar: 125|Shëruar: 10|Vdekur: 1

Një emër i ri hyn në industrinë e hiperveturave

Pas një kampanje të veçantë paralajmëruese, kompania e re me bazë në Kaliforni, Czinger, është e gatshme të vërë emrin në industrinë e automobilizmit me shpalosjen e veturës “21C”.

Ajo ka motorin 2.88-litërsh V8. Motori me djegie është i vendosur në mes të automobilit, i cili funksionon me marsh me shtatë shpejtësi.

Motori funksionon bashkë me nga një motor elektrik në çdo rrotë për të kombinuar në total 1233 kuajfuqi dhe sistemin që tërheqë me të gjitha rrotat. Bateritë e tij janë litium-titanium, të cilat njihen për rimbushje më të shpejtë se ato të zakonshmet litium-jon, shkruan Motor1.

Falë fijeve të karbonit dhe materialeve të lehta në strukturë, Czinger 21 ka vetëm 1250 kilogramë. Përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë, kompania thotë se e arrin për vetëm 1.8 sekonda. Automobili është certifikuar që të arrijë shpejtësinë maksimale prej 432 kilometrash për orë.

Czinger do të shfaqë modelin e ri, në dy versione, më 3 mars në Gjenevë. Kompania do të prodhojë vetëm 80 njësi.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001