Infektuar: 3178|Shëruar: 1824|Vdekur: 58

Nissan tregon më në fund se si do të duket modeli i ri

Më në fund u pa dukja e kësaj makine, krahas siluetave të disa makinave të mëparshme.

Konsiderohet se Nissan 370Z është e lashtë, derisa modeli Z i lansuar më 2009, nuk ka pësuar asnjë ndryshim të dukshëm që atëherë.

Bazuar në disa lajme të deritanishme, bëhej e ditur se modeli i ri Z është duke u punuar, derisa Nissan nuk e ka shpërblyer pritjen tonë me ndonjë njoftim të ri, deri më tani.

Në një video të shpërndarë së fundmi, Nissan e ka treguar më në fund dukjen që do ta ketë modeli Z, apo së paku siluetën e kësaj makine.

Deri më tani, Nissan nuk ka bërë të ditur, se si do të quhet ky model i ri Z, por bëhet e ditur se mund të quhet Z400.

Stili duket se do të jetë shumë më i ndryshëm se modeli 370Z, me pjesë shumë më të fryra, kulm më të rrafshët dhe pjesën e pasme më të prerë.

Megjithëse, i ka ruajtur proporcionet e modelit aktual, si dhe dukjen klasike dhe të mirë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001