Nga Interi te Interi, shikoni sa ndeshje ka Lazio që nuk njeh humbje në kampionat

Lazio është një nga skuadrat që i ka surprizuar të gjithë këtë sezon në Serie A, teksa është duke rivalizuar me Interin dhe Juventusin për titullin kampion.

Bardhkaltrit e drejtuar nga Inzaghi po tregojnë një formë të shkëlqyer këtë sezon, teksa deri në këtë fazë të kampionatit kanë grumbulluar 53 pikë, vetëm 1 më pak se Interi dhe Juventusi që kryesojnë kampionatin.

Për sa i përket statistikave, Lacio nuk njeh humbje në kampionat që nga 25 shtatori i vitit të kaluar.

Pikërisht në atë ndeshje lacialët u mposhtën me rezultatin 1-0 nga Interi, me të cilët do të përballen këtë fundjavë.

Që nga ajo kohë, kryeqytetasit kanë zhvilluar 18 ndeshje, ku kanë marrë 14 fitore dhe 4 barazime.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001