Infektuar: 14939|Shëruar: 12325|Vdekur: 611

Nevoja për punë praktike në Universitetin e Prishtinës, problem i pazgjidhur për studentë

Universiteti i Prishtinës 'Hasan Prishtina' ndër vite ka hasur pengesa në sigurimin e praktikave për studentë, shkruan Literal Media.

Ky problem ka bërë që shumë studentë të mos kryejnë praktikë fare në drejtimet e tyre përkatëse, ndonëse një gjë e tillë në disa fakultete është obligative. Ata detyrohen që të gjejnë vet institucionin dhe të aplikojnë me shpresën që do të pranohen për punë praktike.

Ardita, studente e Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, për Literal Media ka treguar se sa të vështirë e ka pasur të gjejë një praktikë për të kryer.

'Fakulteti nuk na i ka siguru praktikat. Neve na duhet një punë e pa përvojë nuk mundemi me e gjetë atë ose të paktën pa e pasë ndonjë praktikë', u shpreh Ardita.

Problem i njejtë i përcjellë edhe studentët e nivelit master në Fakultetin Filozofik. Në këtë fakultet në njërin prej drejtimeve, praktika është obligative dhe pa një dëshmi të përfundimit të saj, studentët e kanë të pamundur të diplomojnë. Pos kësaj, praktika në sems regjistrohet si lëndët e tjera dhe kryerja e saj paguhet njejtë si provimet e lëndëve.

Linda, studente e Fakultetit Filozofik në nivelin master ka hasur në vështirësi ta gjejë një praktikë. Sipas saj nuk është në rregull që një gjë e tillë të jetë obligative e në të njëjtën kohë Universiteti të mos e sigurojë për të gjithë studentët.

'Praktikën e kemi obligative, pa të nuk mund të diplomojmë. Në anën tjetër Universiteti nuk na i ka siguru, nuk mendoj që është në rregull kështu', tha Linda për Literal Media.

Universiteti i Prishtinës organizon praktika në zyret e veta kryesisht te referentët, por aty bëhet përzgjedhja e studentëve dhe jo të gjithë kanë fatin të përfitojnë nga kjo mundësi. Tash së fundi, UP ka njoftuar për praktikë për të diplomuarit e Fakultetit Teknik, dhe është mundësuar falë marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet UP-së, Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës dhe organizatës GIZ.


Ndonëse lëvizje në këtë drejtim ka, puna praktike vazhdon të mbetet ndër problemet kyçe të Universitetit të Prishtinës.

Shkruan: Bardha Kololli

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001