Infektuar: 184|Shëruar: 30|Vdekur: 6

Neuer nuk vazhdon me Bayernin

Portieri gjerman i ka prishur punët me drejtuesit e klubit dhe pritet të largohet nga “Allianz Arena”

Manuel Neuer pritet të largohet nga Bayern Munichu në fund të këtij sezoni.

Portieri gjerman nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me gjigantin bavarez.

Kontrata e tij aktuale do të skadojë në vitin 2021 dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj.

Tabloidi gjerman “Bild” shkruan se përfaqësuesi gjerman i ka prishur punët me presidentin e klubit, Franz Beckenbauer, prandaj edhe largimi i tij duket të jetë i pashmangshëm.

Neuer ishte njëri prej portierëve më të mirë në botë në vitet e fundit.

Në vend të tij, kampioni aktual gjerman po e kërkon portierin aktual të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001