Infektuar: 184|Shëruar: 30|Vdekur: 6

Napoli sinjalizon Barcelonën, fiton me përmbysje kundër Brescias

Skuadra e Napolit ka dhënë sinjale pozitive para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të cilën do ta luajë kundër Barcelonës.

Napoli ka shënuar fitore me rezultatin 1:2 kundër Brescias, dhe këtë e ka arritur me anë të një përmbysjeje spektakolare.

Mysafirët gjenin vetën në disavantazh kur kishin kaluar 26 minuta lojë. Ishte Jhon Chancellor ai që shënoi për 1:0.

Napoli arriti të barazonte shifrat në pjesën e dytë, me Lorenzo Insigne që tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Përmbysjen e bëri Fabian Ruiz vetëm katër minuta pas golit të barazimit. Ruiz realizoi me një gjuajtje spektakolare nga jashtë zonës.

Kjo fitore me përmbysje sjell motiv shtesë për skuadrën e Gennaro Gatusso, para ndeshjes me Barcelonën.

Me këto tri pikë, Napoli ngritët në kuotën e 36 pikëve, për pozitën e gjashtë në tabelë. Brescia në anën tjetër mbetet me 16 pikë në pozitën e parafundit në tabelë

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001