Infektuar: 132|Shëruar: 16|Vdekur: 1

Mjeku kosovar nga Oslo tregon për përballjen e tij me Koronavirusin, simptomat dhe trajtimin

Mjeku kosovar, Imer Mecinaj, që jeton dhe punon në Oslo të Norvegjisë, ka treguar se tash e dy javë është në vetizolim për shkak se ka dalë pozitiv me Koronavirus.

“Sipas rezultateve që kam bërë para dy javësh – e kam bërë testin rastësisht, si në shaka dhe dola pozitiv.. Kjo ka ndodhur nesër dy javë. Të premten më janë lajmëruar shenjat. Të vetmen shenjë që kam pasë ka qenë ndenja e shtrëngimit në ballë. Dhimbje koke s’kam pas, dhimbje fyti s’kam pasë”, ka thënë Mecinaj, transmeton Klan Kosova.

“E vetmja ka qenë shtrëngimi në ballë”, është shprehur ai për Info Magazine”.

“Nga e premtja jam ne vetizolim. Kam dyshuar në dy pacientë, mos kanë qenë ata dhe të dy janë testuar asnjëri nuk ka dalë pozitiv. Kështu nuk e di prej ku. Lëvizje nuk kam pasë, por me siguri përmes pacientëve”.

Mecinaj ka thënë se ata që janë në karantinë nuk kanë nevojë për ndonjë trajtim, vetëm duhet të qëndrojnë brenda dhe t’i respektojnë këshillat e ISHPK. Unë s’kam përdor asgjë. Ministria e Shëndetësisë, Klinika Infektive po bëjnë punë të mrekullueshme që nuk ia lëshojnë rrugën Perëndimit”.

“Simptomat e zakonshme janë: Temperaturë dhe vështirësia në frymëmarrje, duhet t’u drejtohemi mjekëve kujdestarë nëse i keni këto shenja”.

Gjatë qëndrimit në karantinë, Mecinaj, ka treguar se ka jetuar bashkë me gruan ndërsa ka thënë se për gjërat që ka pasur nevojë është furnizuar nga miqtë e tij.

“Kontakt me ta nuk kam pasë, i kanë sjell gjërat te dera i kanë lënë dhe kanë shkuar”.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001