Infektuar: 1032|Shëruar: 789|Vdekur: 29

Mjeku Jetishi pas shërimit nga Covid-19 këshillon qytetarët për kujdes

Mjeku Jetish Jetishi nga Gjakova është njëri ndër personat që tashmë është shëruar pas infektimit me COVID-19.

Jetishi për RTV Dukagjinin tregon simptomat që e kishin shtyrë të dyshojë se është i prekur me COVID-19.

“Fillimisht kisha dhimbje jo të zakonshme të muskujve dhe kisha një lodhje të pashpjegueshme. Pastaj kisha humbje oreksi dhe çrregullim të shijes dhe nuhatjes. Një ditë kam pasur edhe heqje barku. Këto shenja më kanë shtyrë të dyshoj se jam prekur nga COVID-19”, tha ai.

Mjeku tregon se për dhjetë ditë ka qëndruar në Klinikën Infektive e që më pas dy testet i kanë dalë negative për t’u liruar nga spitali, përcjell Telegrafi.

Jetishi thotë se derisa ishte në trajtim në klinikë, ka marrë edhe lajmin se edhe vajza e tij është e infektuar.

“Të them të drejtën isha shumë i shqetësuar por falënderoj kolegët infektolog që më kanë këshilluar që të qëndrojë i fortë pasi do të dobësohej imuniteti im. Për fat të mirë vajza nuk ka pasur simptoma të forta dhe nuk është hospitalizuar, por duhet ta presë periudhën e caktuar kohore për të bërë testin kontrollues dhe shpresoj se do të del negativ”.

Mjeku nga Gjakova bënë thirrje te qytetarët që nëse shohin shenja te COVID-19 të izolohen dhe të mbrojnë njerëzit e sëmurë dhe mjekët.

“Ju lus të keni kujdes në mënyrë që të ruhen edhe shtretërit”

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001