Infektuar: 1147|Shëruar: 874|Vdekur: 30

Misioni i SpaceX-it dhe Nasa-s, i gatshëm për t’u lansuar

Zyrtarët kryesorë në NASA dhe kompania private SpaceX kanë nënshkruar misionin historik për në stacionin hapësinor që do të ndodhë javën e ardhshme, raporton BBC.

Astronautët Dough Hurley dhe Bob Benken do të nisen për në orbitë nga Florida, hera e parë brenda nëntë vjetëve që njerëzit dalin nga Toka prej territorit të SHBA-së.

Një panel shqyrtues ka vendosur se nuk ka arsye teknike për të shtyrë misionin.

Raketa Falcon-9 e SpaceX, me kapsulën e tij Dragon do të niset në orën lokale 16:33 të mërkurën e 27-majit, transmeton KOHA.

Testimi të premten mundësoi ndezjen statike të mjetit, i cili ndezi shkurtimisht të gjithë nëntë motorët, për të konfirmuar statusin e tyre operacional.

Gjithashtu, sot do të bëhet edhe testimi dhe provimi i kapsulës Dragon, ku astronautët do të ushtrojnë të gjitha veprimet të cilat duhet të kryhen të mërkurën e ardhshme kur edhe do të lansohet raketa.

“Ekipi ynë është duke vlerësuar dhe testuar çdo rrezik, dhe jemi përpjekur shumë që të rregullojmë të gjitha që kemi në dorë. Do të vazhdojmë me punën intensive deri sa të përfundojë misioni dhe astronautët kthehen në shtëpi”, ka thënë Kathy Lueders, menaxheri i Programit të NASA-s për Ekuipazhin Komercial.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001