Infektuar: 5115|Shëruar: 2370|Vdekur: 109

Ministria e Punëve të Jashtme 'privatizohet' nga kompania Infosoft

Për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, siç duket, nuk ekziston kompani tjetër e Teknologjisë Informative, përveç kompanisë Infosoft nga Shqipëria, e cila operon edhe në Kosovë, shkruan Literal Media.

Kjo kompani është pronë e Grigor Joti, për të cilin thuhet se është i lidhur ngushtë me Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Kryeministrin Edi Rama.

Por, jo vetëm Ministria e Punëve të Jashtme zgjedhë këtë kompani për tenderët e saj. Kësaj kompanie tender të majmë, pas ankesave dhe vendimeve të OShP, i ka dhënë edhe Ministria e Shëndetësisë, në vlerë prej hiç më pak se mbi 4.5 milion Euro.

Infosoft, siç duket, i ishin ngritur ambiciet edhe për tenderin e iniciuar nga Administrata Tatimore e Kosovës, pavarësisht që, sipas Organit Shqyrtues të Prokurimit, nuk i plotësonte kushtet bazë të tenderit. Kjo konstatohej prej vetë kompanisë Infosoft, ushtruese e ankesës në OSHP.

Shkruan: Literal Media


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001